Deçani heq ‘Hidrodrinin’ nga menaxhimi i ujërave
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë një konference për media ka thënë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është vlerësuar se uji i pijshëm ka pasur baktere.
Ai ka bërë me dije se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim komunën e Deçanit për menaxhimin e ujërave.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë Deçanin më me vete nën menaxhim. Kompani do të jetë kompani komunale, e cila do të këtë adresim. Pra një kompani që do të ketë në dispozicion edhe taksat e qytetarëve të Deçanit, e cila do të jetë një kompani me standarde më të larta që do t’i plotësojë kriteret sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm dhe në aspektin e furnizimit me ujë 24 orë, shtatë ditë në javë”, ka thënë Ramosaj.
Ramosaj: Në ujin e pijshëm ka pasur baktere, vërtetuan analizat e IKShPK-së