Deçani nderon dëshmorët Ahmetxhekaj, Bajraktari dhe Mehmetaj
06 korrik 2018
| 15:01
Komuna e Deçanit dhe Dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë kanë përkujtuar dëshmorët e kombit, Haki Ahmetxhekaj, Nimon Bajraktari dhe Bashkim Mehmetaj, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre.
Në nderim të veprës se tyre, nënkryetari i Deçanit, Sami Cacaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, kolonel Abdyl Mushkolaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, FSK-ja, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosr kurora lulesh pranë varreve të Ahmetxhekajt, Bajraktarit dhe Mehmetajt në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
/Epoka e re/