Deçani nderon dëshmorët e kombit
10 shtator 2018
| 15:12
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se nesër (e martë) do të përkujtohen dëshmorët e kësaj ane.
Ai ka treguar se në orën 11:00 te Kompleksi Memorial në Gllogjan do të përkujtohet dëshmori Xhevat Sejfijaj, ndërsa në orën 11:30 në fshatin Beleg do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Sadri Vishaj.
Po në këtë ditë, në orën 12:00, në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan do të shfaqet dokumentari “Në gjirin e bjeshkës sime”, i autorit Islam Haxhiu.