Deçani nderon dëshmorin Brahim Demalilaj
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë, kanë përkujtuar dëshmorin Brahim Demalilaj.
Me këtë rast, ata kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Strellc i Epërm ku pushon trupi i pajetë i dëshmorit Demalilaj. “Më homazhe dhe vendosje të kurorave me lule aty ku pushon përjetësisht dëshmori i kombit, Brahim Demalilaj në kompleksin e dëshmoreve në fshatin Strellc i Epërm, sot në përvjetorin e rënies është përkujtuar nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, kolonel Abdyl Mushkolaj, deputetë, zyrtarë komunalë, përfaqësues të klerit fetarë, familjarë dhe qytetarë. Është obligimi ynë të ruajmë shenjtërinë e gjakut të derdhur duke mos lejuar të harrohet asnjëherë”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Deçanit.