Deçani nderon kampionin Shpëtim Ahmetaj
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nderuar më mirënjohje kikboksierin Shpëtim Ahmetaj, i cili është shpallur kampin i botës në kategorinë “Wako Pro”.
Kryetari Ramosaj ka vlerësuar se sporti është ambasador më i mirë i një vendi, kurse përveq Ahmetaj më mirënjohje e ka nderuar edhe kryetarin e Federatës së kikboksit, Fatmir Makollin dhe trajnerin Lekë Ramoja .
Vlen të ceket se kikboksieri, Shpëtim Ahmetaj në meçin e zhvilluar në qytetin e Pejës e ka mundur turkun, Kadir Tastan, më ç’rast u stolis me titullin kampion bote në “Wako Pro”.
“Kryetari Ramosaj premtoi se do të mbështes sportistet deçanas çoftë për sporte individuale po ashtu dhe ekipeve të cilat ekzistojnë me aq sa lejojnë linjat buxhetore të komunës së Deçanit. Ky titull kampion bote në kikboks nga Shpëtim Ahmetaj është për herë të parë nga një shqiptar nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)