Deçani nderon me “Mirënjohje të Qytetit” prof. dr. Sylë Tahirsylajn
Komuna e Deçanit në një seancë solemne të mbajtur enkas për të nderuar prof.dr. Sylë Tahirsylajn, në prani të shumë qytetarëve dhe akterëve tjerë, ka ndarë mirënjohje të qytetit për profesorin e nderuar deçanas, me motivacion: “Çmimi “MIRËNJOHJE E QYTETIT” në momente dhe data të caktuara, ju ndahet atyre personaliteteve, të cilat kanë dhënë një kontribut të dalluar për çështje kombëtarë, atdhetarëve e patriotëve, atyre që kanë arrit rezultatet dhe kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme, për të mirën e popullit dhe vendit, në fushën e shkencës, kulturës, sportit, ne ekonomi, në luftën për liri dhe fusha tjera me rëndësi.”
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i kuvendit komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj.
“Në Seancën Solemne të mbajtur sot, kemi ndarë “MIRËNJOHJE E QYTETIT” për Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin shumëvjeçar në shkencë, arsim dhe çështje kombëtare”, ka shkruar Sutaj ndër tjera.
Njoftimi i plotë i Sutajt:
Në Seancën Solemne të mbajtur sot, kemi ndarë “MIRËNJOHJE E QYTETIT” për Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin shumëvjeçar në shkencë, arsim dhe çështje kombëtare.
Çmimi “MIRËNJOHJE E QYTETIT” në momente dhe data të caktuara, ju ndahet atyre personaliteteve, të cilat kanë dhënë një kontribut të dalluar për çështje kombëtarë, atdhetarëve e patriotëve, atyre që kanë arrit rezultatet dhe kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme, për të mirën e popullit dhe vendit, në fushën e shkencës, kulturës, sportit, ne ekonomi, në luftën për liri dhe fusha tjera me rëndësi.