Deçani nis shtrirjen e rrjetit elektrik drejt bjeshkëve të veta
12 maj 2020
| 09:08
Komuna e Deçanit sot ka filluar projektin e elektrifikimit në bjeshkët e kësaj komune. Kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se projekti do të jetë pjesë e rrugëtimit të ardhshëm zhvillimor të komunës që ai drejton. “Deçani po bëhet ashtu siç e meriton. Qyteti ynë po merr kuptim çdo ditë e më shumë. Filluam sot projektin e elektrifikimit të bjeshkëve. Ky projekt, pas shumë procedurave burokratike, më në fund filloi. Tashmë rrugëtimi zhvillimor i komunës sonë është i sigurt. Na prift e mbara e urime!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.