
Deçani përgatit agjendën e aktiviteteve për 24 marsin
10 mars 2025
| 11:19
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar Këshillin Organizativ së bashku me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të përcaktuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.
“Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të 27-vjetorit të ‘Epopesë së Dukagjinit’, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj. Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.