Deçani përkujton heroin Agim Mazrekaj (Foto)
Komuna e Deçanit ka përkujtuar heroin e Kosovës, Agim Mazrekaj, me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të tij.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga kolonel Abdyl Mushkolaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë, familjarë të heroit Mazrekaj dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.
Gjatë homazheve është thënë se trimëria e Mazrekajt do të kujtohet nder breza, pasi ai kishte lënë Zvicrën për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
“Trimëria e Agimit do të kujtohet nder breza, sepse la një jetë që kishte ndërtuar me mundë në Zvicër dhe iu bashkua radhëve të gjata të UÇK-së për t’i thënë njëherë e përgjithmonë mjaftë pushtuesit serb, duke rënë heroikisht në një përballje me forcat serbe pikërisht me 7 korrik 1998. Lavdi e përjetshme!”, është thënë në njoftimin e Komunës së Deçanit.
/Epoka e re/