Deçanit i ndahen 150 mijë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit
28 korrik 2021
| 14:42
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kësaj komune.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se duke marrë parasysh gjendjen e rënduar në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro.