
Dechamps: Sa mirë që e kemi në skuadër Mbappen
05 dhjetor 2022
| 11:07
Trajneri Didier Dechamps e lavdëroi sulmuesin Kylian Mbappe për kualifikimin e Francës në çerekfinale të Kupës së Botës. Ai ka thënë se Mbappe ka aftësi të mëdha për të zgjidhur çdo problem.
“Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kylian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër. Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, ka thënë Dechamps.