Deçiqi i shqiptarëve shënon fitore historike në Gjeorgji
24 korrik 2024
| 23:40
Klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, ka triumfuar 2-0 si mysafir i Dinamo Batumit. Të dy golat i realizoi Ilir Camaj.
Kjo fitore në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë eliminator në UEFA Europa Conference League, për skuadrën nga Tuzi është e para në garat ndërkombëtare.
Rezultati i arritur në “Adjarabet Arena” e pozicionon skuadrën shqiptare fare pranë kalimit në rrethin e tretë kualifikues në UECL, njëkohësisht më i miri deri tani në Evropë, në historinë 98 vjeçare të këtij klubi.
Deçiq këtë vit u shpall kampion i Malit të Zi, për herë të parë që kur u themelua në vitin 1926.