Deco: Napoli është ekip me cilësi

18 dhjetor 2023 | 15:19

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco për mikrofonat e “Sky” komentoi shortin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve ku katalanasit do të përballen me Napolin.

“Historia e numrit 10 në këto dy ekipe janë mbresëlënëse, një sfidë që do të ketë një shije të veçantë. Dhe do të ndihet edhe faktori i stadiumit Maradona. Që nga viti i kaluar, Napoli është rikthyer në nivelet e tij dhe aty ku e meritonte të ishte për disa kohë. Ka lojtarë të rëndësishëm që janë mësuar të luajnë sfida të këtij niveli. Do të jetë një sfidë shumë e bukur, argëtuese, me dy skuadra që duan të luajnë futboll dhe me cilësi. Ne po luajmë mirë në shumë momente, kemi pasur disa probleme me lëndimet, por do të rritemi dhe do të bëhemi të mëdhenj. Shpresojmë të kemi të gjithë lojtarët tanë në dispozicion kur të përballemi me Napolin”, ka deklaruar Deco

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë organizimit…