Deda: Deputetët nesër e kanë në dorë izolimin apo rrugën drejt perëndimit

27 shkurt 2018 | 19:59

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se do të jetë në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën, ose t’ia hapin rrugët, duke votuar ‘pro’ ose ‘contra’ Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Dedës, rresthimi i Kosovës krahas shteteve perendimore, i ka sjellë çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

 

Reagimi i plotë i Dedës:

Nesër, 120 deputetë e kanë në dorë izolimin apo ecjen e Kosovës me perëndimin. Për pasoja s’ka nevojë të shikojmë larg nesh, ato janë këtu – mund t’i shohim rreth nesh.

Para gati 3 dekadash, shqiptarët në Kosovë u rreshtuan kah perëndimi dhe me këtë rreshtim u arrit edhe çlirimi edhe pavarësia e Kosovës.

Para gati 3 dekadash, në Shqipëri po shembej një prej regjimeve më të egra komuniste në botë. “Bar do hamë, por kurrë nuk i dorëzohemi imperializmit dhe revizionizmit perëndimor” ishte parulla dhe ideologjia enveriste, me të cilën Shqipëria u mbajt e izoluar me dekada. Pasojat e atij regjimi ende shihen në Shqipëri, edhe pas 30 vjetëve.

Para gati 3 dekadash Serbia – në dehjen nacionaliste dhe shoveniste – vendosi që të konfrontohet me shtetet perëndimore që t’i “korrigjojë të gjitha padrejtësitë historike të bëra ndaj popullit serb”. Tokat dhe territoret serbe nuk mund t’i faleshin armiqëve të përbetuar me shekuj, bërtisnin gjithandej ekstremistët serbë të gjitha kategorive – politikanë, pozitë e opozitë, akademikët e ndryshëm, të shkolluarit dhe të paarsimuarit. Dihet si përfundoi dehja shoveniste dhe nacionaliste serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Balltiku në Mesdhe, Europa është paralizuar nga reshje të…