Deda: Detyra e vështirë që na pret është demarkacioni me Serbinë
15 shkurt 2018
| 22:31
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda beson se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi do të zgjidhet gjatë këtij muaji.
Ai në emisionin “Debat D”, të “RTV Dukagjini” ka thënë se zgjidhja e demarkacionit të Kosovës me fqinjin perëndimor të saj, do të forcojë shtetësinë e Kosovës.
“Mali i Zi automatikisht do t’i dërgoj letër Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do ta njoftojë që e ka caktuar vijën kufitare me Kosovën”, ka shtuar Deda.
Sipas tij, pjesë e vështirë do të jetë edhe demarkacioni i Kosovës me Serbinë, e i cili do të paraqitet në tri ose katër vitet e ardhshme.