Deda: Fituam sot por duhet të veprojmë mençur

26 mars 2018 | 21:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se shteti i Kosovës sot tregoi që nuk lejon të nëpërkëmbet nga ata që ishin bashkë në qeverisjen e Millosheviqit.

“Arrestimi i Marko Gjuriqit është veprim i qëlluar, dhe duhet t’i tregojë Serbisë që nuk munden më eksponentë të Qeverisë së Beogradit të vijnë e provokojnë në Kosovë. Ajo kohë ka perënduar një herë e përgjithmonë me 1999”, ka thënë Deda.

“Në këtë përplasje sovranitetesh sot, Kosova fitoi. Por, nuk guxojmë të biem pre e euforisë. Tash duhet me shumë mençuri të bëhet çdo hap i radhës”, ka thënë Deda tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…