Deda: Jemi të zhgënjyer me Mogherinin, dialogu ka sukses nëse përfshihet SHBA-ja
14 korrik 2018
| 16:55
Qasja e zyrës së Federica Mogherinit në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte e dëmshme, ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, deputeti Ilir Deda nga subjekti politik Alternativa.
“Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çfarëdo forme që kyçen, nuk mund të ketë sukses ky proces. Sa herë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë në një linjë apo kanë pasur një qasje unike në Ballkan, kanë pasur edhe sukses. Kur nuk ka pasur unitet trans-atlantik, atëherë nuk ka pasur sukses dhe unë mund ta shpreh, si Alternativë, ne jemi të zhgënjyer me rolin e zonjës Mogherini, sidomos në këta 12 muajt e fundit karshi këtij procesi të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Deda.