Deda kërkon nga LDK-ja ta pranojë propozimin e Kurtit
30 gusht 2019
| 16:11
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka kërkuar nga LDK-ja që ta pranojë ofertën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për një listë të përbashkët zgjedhore, por pa kandidat për kryeministër.
“Propozimi i Albinit për listë të përbashkët zgjedhore LDK-së, duke e mënjanuar pikën ndarëse se kush është kandidat për kryeministër, duhet të pranohet. Kosova është aq afër mundësisë historike të transformimit politik e shoqëror, dhe kjo mundësi në asnjë rrethanë nuk bën të humbet”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.
LDK-ja para disa ditësh ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e LDK-së, karshi ofertës së Kurtit.
/Epoka e re/