Deda, LV-së: Jeni krenuar me Ligjin për qeverinë, respektojeni tash, situatat me vitet paraprake nuk qëndrojnë

16 prill 2025 | 12:49

Njohësi i çështjeve politike dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka reaguar në “Facebook” në lidhje me “dramën” e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Deda ka sqaruar se kjo situatë nuk mund të krahasohet me vitet paraprake dhe se dorëheqjen e ekzekutivit për t’ua lënë zëvendësve të tyre pozitat e parasheh ligji që Vetëvendosje në pushtet vet e ka shkruar.

“Debakli në Kuvend, dhe drama pasuese, lehtë do të evitoheshin me NJË rresht, si më poshtë: ‘Në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Qeverinë dhe nenit 72 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, jap dorëheqje nga pozita e [ …] të Qeverisë së Kosovës’. Letrat me përmbajtje të këtij teksti do të publikoheshin dhe të dërgoheshin në Kuvend si informatë. Kjo informatë do t’i bashkëngjitej raportit të Komisionit ad hoc për verifikim të mandateve, dhe ky raport do të aprovohej në Kuvend. Qeveria nuk do të mbetej pa udhëheqës. Besnik Bislimi do të bëhej u.d i kryeministrit në detyrë, ndërsa zv. ministrat që nuk janë deputet do të bëheshin u.d të ministrave në detyrë. Kështu e thotë Ligji mbi Qeverinë. Krahasimet me situatat në vitet 2014, 2017 apo 2021 nuk qëndrojnë. Vet jeni krenuar me Ligjin mbi Qeverinë, respektojeni tash. Mësim për të gjithë të zgjedhurit – në të ardhmen keni kujdes se çfarë ligjesh i votoni në Kuvend. Sepse lehtë mund përfundohet në situata si dje, të cilat na dëmtojnë të gjithëve”, ka shkruar Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistet vazhdojnë garën, në program xhiroja e 17-të Pas ndeshjeve…