Deda: Mosanëtarësimi në Interpol, goditje e radhës për Kosovën

20 nëntor 2018 | 10:57

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka quajtur goditje të radhës për Kosovën dështimin për anëtarësim në Interpol.

Ai ka thënë se dështimi i këtij procesi nuk i bën nder asnjë shteti.

“Dështimi i anëtarësimit në Interpol është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO. Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për ‘korrigjim të kufijve’ dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946…