Ilir Deda: Nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka komentuar ofertës e përfaqësuesja së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për heqje të taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Deputeti Deda ka shtuar se rrjedhimisht nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte.
Postimi i plotë i Dedës në “Facebook”:
Oferta e znj. Mogherinj “ju (Kosova) suspendoni taksën 100%, ne (BE-ja) ju avancojmë nga UNMIK në Kosovo*” në CEFTA është çdo gjë tjetër përpos një oferte.
NËSE faza finale e dialogut me Serbinë bëhet për njohje të Republikës së Kosovës, atëherë për çfarë “avancimi” nga UNMIK drejt Kosovo* po flasim?
NËSE faza finale e dialogut është për fqinjësi të mirë ndërmjet DY shteteve, që i zgjidhin “të gjitha çështjet e hapura” me marrëveshje ndërkombëtarisht obligative ligjore, atëherë Kosovo* do të hiqet nga përdorimi. E edhe UNMIK-u.
Rrjedhimisht, nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte.