Deda: Pa opozitën nuk mund të ketë dialog përfundimtar me Serbinë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se procesi i dialogut e vulos ekzistencën e shtetit të Kosovës.
“Ky nuk është vetëm një proces, por përfundim i shtetndërtimit, por që pa opozitën nuk mund të bëhet. Katër partitë opozitare nuk do të lëshojnë pe, sepse jemi të vetëdijshëm se ky proces e vulos ekzistencën e shtetit të Kosovës ose shkatërrimin e Kosovës. Pa përfshirje të opozitës s’ka dialog dhe marrëveshje përfundimtare nuk do të ketë”, ka thënë Deda, njofton “Klan Kosova”.
Deda ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi e ka treguar veten që nga viti 2011 se si negocion, prandaj edhe sipas tij, ai nuk e ka besimin dhe kredibilitetin për ta drejtuar dialogun.
Ai ka shtuar se Perëndimi nuk e do me çdo kusht Thaçin në këtë proces, dhe se ndërmjetësuesja e Federica Mogherini është kundër vijave të kuqe.