Deda për konstituimin e Kuvendit: Rruga e vetme është të marrëveshja politike

25 prill 2025 | 11:31

Ilir Deda, njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se në Kosovë është krijuar praktikë që kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe qeverinë, gjë e cila “mundet me qenë e gabuar”.

Deda ka thënë se dështimi i radhës i votimit të kryetares së Kuvendit mund të vazhdohet edhe për katër muaj dhe sërish rezultati do të ishte i njëjtë.

Më tutje, Deda ka rikujtuar se LV-ja sa ishte në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera.

“Në Kosovë është krijuar një praktikë politike që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë. Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kandidates për kryetare të Kuvendit pasi që VV nuk e ka ndërtuar shumicën parlamentare për qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njëjtë pa një marrëveshje politike. Nuk mund të shpiken  parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh bllanko përkrahje nga të tjerët.  Rruga e vetme është te marrëveshja politike. Përndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk këqyren 3 herë”, ka shkruar Deda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël. Ndeshjet çerekfinale…