Deda: Refuzimi i vizave, hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës
07 janar 2018
| 15:48
Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se refuzimi i vizave për liderët e Kosovës është vetëm një hap drejt izolimit të tyre nga bashkësia ndërkombëtare.
“Bota nuk funksionon me logjikën e veprimit si në ‘bahçe të babës’. Refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës. Ka edhe masa të tjera që mund të merren nëse kjo udhëheqësi nuk zmbrapset nga theqafja. Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ku çmimin më të madh do ta paguanin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.