Deda: Thaçi e Haradinaj po përgatiten për opozitë
12 janar 2018
| 14:20
Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, duke i’u referuar veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ata janë duke u përgatitur për udhëheqës opozitar.
“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike, që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar, që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror, por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar Deda në llogarinë e vet në “Facebook”.