Deda thotë se deri tani Kurti s’i ka numrat për formimin e Qeverisë

14 prill 2025 | 22:39

Opinionisti Ilir Deda ka shprehur një shqetësim nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të mos e propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Ai megjithatë mbeti me shpresë të mos ndodhë skenari më i keq, gjatë seancës së nesërme, ndërsa tha në Rubikon se sipas informacioneve që posedon, kreu i VV-së nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë.

”Deri në këtë minutë, ende nuk i ka 61 deputetë. Edhe me ata 61 e kam ende të paqartë mbi çfarë programi do të ndërtohet ajo qeveri’’, u shpreh ai ndër tjera”.

”Mendoj që të gjitha partitë ish dashtë me e votu kryetarin e kuvendit nesër. Nuk iu duhet atyre marrëveshja. Ne tash s’mund të mbesim me muaj duke pritë a do ta propozojë VV kryetarin a jo”.

”Skenari më i keq dhe më i papërgjegjshëm do ishte nëse s’e bënë propozimin nesër kandidati për kryetarin e kuvendit”.

”Shpresoj që do ta propozojë e jo me përsëritë mësime të këqija. Në shtetin e Kosovës, partitë parlamentare duhet me mësu diçka”.

”Kushdo që e formon shumicën do ta votojë qeverinë. Hala nuk kuptohet në Kosovë, çka do të thotë republikë parlamentare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e zhgënjyer me…