
Dedaj i ankohet Haradinajt: Nuk kam komunikim me Pacollin
14 maj 2018
| 08:15
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në orët e mëngjesit ka mbajtur një takim me zëvendësministrat për të folur rreth punës së tyre.
Pas fjalës së kryeministrit i pari rreth punës së tij ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Dedaj ka shprehur pakënaqësinë për siç ka thënë ai ka muaj që nuk komunikon me shefin e tij, ministrin Behgjet Pacolli.
“Unë kam vërejtje me komunikimin që kemi me ministrin. Mund të themi që sot e gjashtë muaj nuk kemi asnjë komunikim. Unë ende nuk e di zyrën e ministrit tim”, ka thënë Dedaj, para se të largoheshin mediat nga salla ky po mbahet ky takim, me dyer të mbyllura.