Dedaj bën thirrje të votohen këta tre kandidatë për kryetar komune

10 nëntor 2021 | 11:36

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë thirrje që për kryetar komunë më 14 nëntor të votohen Përparim Rama (LDK), Shaqir Totaj (PDK) dhe Ardian Gjini (AAK).

Ai ka thënë se balotazhi në Prishtine, Prizren dhe Gjakovë është historik.

“Në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë nuk janë vetëm zgjedhje lokale por është referendum!”.

“Fitorja e Përparim Ramës (LDK) në Prishtinë, e Shaqir Totajt (PDK) në Prizren dhe Ardian Gjinit (AAK) në Gjakovë, janë tregues ekzistencial të qytetarisë elektorale, vazhdimësi e shtetndërtimit modern, orientimit euroatlantik dhe partneritetit me SHBA dhe BE”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se qytetarët dhe votuesit më 14 nëntor duhet të mos hezitojnë dhe ëtë mos hamenden për të mbështetur këta kandidatë, të cilët, sipas tij, e vulosin qartë perspektiven euroatlantike të vetë Kosovës.

“Përndryshe, Kosovën e pret izolimi, sanksionet, anarkia autoritarizmi dhe ditë tepër të vështira ekzistenciale”, ka shkruar ish-ambasadori Dedaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është duke insistuar në transferimin e Federico Chiesas…