Dedaj dhe Bislimi vizitojnë Parlamentin e Zvicrës, priten në takim nga deputeti Nause
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se së bashku me veprimtarin dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës’, Sali Bislimi, kanë vizituar të hënën Parlamentin e Zvicrës.
Dedaj treguar se gjatë kësaj vizite janë takuar me deputetin zviceran, Reto Nause me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për sigurinë dhe proceset eurointegruese.
“Sot kisha nderin e veçantë për t’u pritur në Parlamentin e Zvicrës! I shoqëruar nga veprimtari dhe drejtori i OJQ ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’, z. Sali Bislimi, kisha nderin për tu takuar me deputetin e Parlamentit te Zvicrës, Reto Nause, anëtar i komisionit për çështje të sigurisë dhe i grupit të miqësisë Zvicër-Kosovë. Me deputetin zviceran biseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, gjendjen e sigurisë, proceset integruese demokratike, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe barazinë etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.