Dedaj e quan Kurtin sulltan, Abdixhikun dhe Haradinajn kameleonë
30 gusht 2022
| 16:14
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Adixhiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndonëse nuk ka përmendur emra, Dedaj e ka quajtur Kurtin sulltan, ndërsa Abdixhikun dhe Haradinajn kameleonë.
“Kameleonët opozitarë, në gjunjë para Sulltanit…!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Abdixhiku dhe Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për t’i informuar rreth takimit të 18 gushtit me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel. Këtë ftesë e ka refuzuar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.