Dedaj fiton betejën përmes drejtësisë, bien poshtë spekulimet brenda MPJD-së ndaj tij

04 tetor 2022 | 13:02

Prokuroria Themelore e Prishtinës, me aktvendim ka pushuar hetimet dhe ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Diasporës dhe Ambasadës në Shkup ndaj ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Ky i fundit pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit akuzohej gjoja për keqpërdorime duke përdorur tabelat diplomatike për makinën e tij private dhe ID diplomatike.

“Dua të rikujtoj se pas shkarkimit skandaloz, brutal dhe të kundërligjshëm, nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Shkup, nga V. Osmani dhe D. Gërvalla, duke keqpërdorur pozitën dhe pushtetin për qëllime nepotiste, revanshizmi dhe të diskreditimit tim, dyshoj se zyrtarë të caktuar brenda Ambasadës në Shkup, në bashkëpunim me zyrtarë të MPJD-së në Prishtinë, kanë sajuar dhe shpifur për gjoja keqpërdorimet të cilat unë i kam bërë pas shkarkimit duke përdorur tabelat diplomatike të makinës sime private dhe familjare, të pasaportës dhe ID diplomatike si dhe të aparatit telefonik të dhënë gratis nga A1 e RMV, të njëjtin me kanë detyruar ta paguaj! Edhe tabelat e mija private, ID diplomatike dhe aparati i telefonit janë dhënë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk ishin pronë e Kosovës”, ka njoftuar Dedaj në “Facebook”.

“Falënderoj Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila nuk ka rënë nën ndikim politik, por në mënyrë të paanshme, profesionale dhe të bazuar në ligj, i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe me aktvendim ka pushuar hetimet!”, ka shtuar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos Driton Kuka ka njoftuar se është dashur…