Dedaj: Formimi i ushtrisë së Kosovës, garanci për stabilitetin e rajonit (Video)
13 dhjetor 2018
| 18:21
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, në një intervistë për gazetën ‘Lajm’ dhe për ‘Lajm.Tv’, ka folur për planet e tij si ambasador në këtë shtet.
Ambasadori Dedaj ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri.
Ai ka vlerësuar se formimi i ushtrisë është ndër sukseset më të mëdha për Kosovën dhe rajonin, pas shpalljes së pavarësisë.
Po ashtu ambasadori Dedaj në këtë intervistë ka folur edhe lidhur me grevën e Grupit të Kumanovës, lidhur me shkaqet që ende nuk po mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës, si dhe për tema tjera aktuale në raportet mes dy vendeve.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1297443347074842/