Dedaj: Gërvalla e ka shndërruar MPJD-në në degë të Listës Guxo
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjegj Dedaj, ka thënë se diplomacia jonë kurrë nuk ka qenë më e dobët.
Dedaj për dështimet në diplomaci përgjegjës i ka bërë Donika Gërvallën, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
Duke iu referuar mungesës së njohjeve të reja, ai ka thënë se diplomacia nuk mund të drejtohet me familjarë dhe militantë partiakë.
Dedaj në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se Gërvalla e ka shndërruar MPJD-në në degë të Listës Guxo.
“Njohje as nuk kishim dhe se vështirë do të kemi derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës qëndron një ministre e nivelit kaq të ulët përfaqësues dhe diplomatik. Lutemi që të mos këtë çnjohje, se sa për njohje jemi shumë larg tyre. MPJD-në e ka shndërruar në një zyrë private, degë të Listës Guxo dhe ka rrënuar politikën e jashtme”, ka thënë Dedaj.
Ish-ambasadori Dedaj: Osmani, Kurti dhe Gërvalla dëmtuan diplomacinë e Kosovës