Dedaj, Hazirit: LDK-ja nuk mund t’i sjellë vizat
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se pa këtë parti procesi i liberalizimit të vizave nuk mund të jetë i suksesshëm.
Dedaj ka thënë se vizat nuk i sjellë LDK-ja apo ndonjë parti tjetër politike, por institucionet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Bashkimit Evropian (BE).
“Jo Lutë, LDK-ja nuk mund t’i sjellë vizat! Vizat i arrijë institucionet e Kosovës me institucionet e Bashkimit Evropian! Partitë politike të Kosovës, nuk mund ta bëjnë liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojnë dhe lehtësojnë këtë proces, të grupimet simotra politike të Evropës, nëse kanë bashkëpunim dhe janë të anëtarësuara, siç e bën PLK-ja brenda grupit të ALDE, tani e 25 vite! Liberalizimin e vizave e arrijnë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, në koordinim me institucionet e Bashkimit Evropian Prandaj, vizat nuk i sjellë as LDK-ja dhe as PLK-ja”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/