
Dedaj i dorëzoi letrat kredenciale te presidenti i Maqedonisë
17 dhjetor 2018
| 16:56
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i ka dorëzuar letrat kredenciale te president i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Gjatë këtij takimi presidenti Ivanov dhe ambasadori Dedaj rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve të mira, në të gjitha fushat e jetës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë si shtete fqinje.
/Epoka e re/