Dedaj: Kërkojmë largimin e UNMIK-ut, Kosova të jetë e përfaqësuar plotësisht në CEFTA
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Tregtinë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Zef Dedaj ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet plotësisht në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore.
Dedaj duke folur në “7 Ditë me Panxhën”, ka kërkuar që të largohet largimi i UNMIK-ut, si përfaqësim në CEFTA.
“Është nënshkruar marrëveshja e CEFTA-së nga UNMIK-u në vitin 2006, Kosova s’ka qenë shtet atëherë. Mirëpo, tash kërkojmë largimin e UNMIK-ut dhe Kosova të jetë e përfaqësuar plotësisht, si një shtet”, ka thënë Dedaj.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për barrierat që hasin bizneset kosovare kur eksportojnë drejt Serbisë, për CEFTA-në dhe anëtarësimit e plotë të Kosovës në të dhe për bilancin tregtar negativ. /Telegrafi/