Dedaj kërkon konsensus parlamentar për temat nacionale
02 korrik 2018
| 11:27
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i ka quajtur të paarsyeshme kërkesat e partive politike për zgjerimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë.
Ai ka kërkuar që për tema nacionale të arrihet konsensusi në Kuvendin e Kosovës.
“Për tema nacionale të arrihet konsensusi parlamentar! Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator të Kosovës janë ‘non sens’, asgjë tjetër pos ambicie dhe marketing personal dhe partiak. Konsensusi dhe uniteti duhet të arrihet në Kuvendin e Kosovës për të gjitha temat nacionale dhe epilogun e bisedimeve Kosovë-Serbi!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/