Dedaj kritikon të gjithë ata që ishin kundër emërimit të tij si ambasador
13 gusht 2018
| 12:37
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka kritikuar të gjithë ata të cilët kanë qenë kundër emërimit të tij si ambasador i Kosovës në Maqedoni,
“Vazhdoj në MPJ, në pritje të misionit të ri në Shkup. Nuk po me pihet kafja kur po dëgjoj çfarë ‘burrash të kombit’ po kërkojnë shkarkimin tim…e s’po di se a e shohin veten në pasqyrë ata tugjarë lopësh, pronarë kërpudhash, (b)analistë, ‘deputetë’ turpi e ‘gazetarë’ mercenarë?!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/