Dedaj: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të shtetit fqinj

12 prill 2024 | 11:49

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se ndërhyrja e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut është ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të këtij shteti fqinj.

Ai ka thënë se liderët institucionalë kanë mandat t’i kultivojnë marrëdhëniet me shtetet e fqinje dhe jo të ndërhyjnë në proceset e brendshme zgjedhore.

“Implikimi dhe ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, është ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të këtij shteti fqinj! Dështimi dhe kolapsimi i shtetit të Kosovës nga pozita aktuale, nuk mund të fshehët dhe të kërkoj alibi me ndërhyrjet në politikat e Shkupit dhe të Tiranës zyrtare! Liderët e institucioneve të Kosovës kanë mandat të ushtrojnë pushtetin e tyre në Republikën e Kosovës, me vendet fqinje duhet të kultivojnë marrëdhënie miqësore fqinjësore të bashkëpunimit reciprok, por jo të ndërhyjnë në proceset e tyre të brendshme zgjedhore!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshtiti kanë fituar…