Dedaj në Hagë e quan Thaçin ‘George Washington i Kosovës’
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke vazhduar të dëshmojë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Dedaj gjatë dëshmisë ka folur për kohën kur ishte emëruar është emëruar zëvendësministër i Transportit.
“Unë jam ngarkuar nga presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe. Ka qenë ditë e premte dhe të shtunën ose të dielën pak ka rendësi, por pa shkuar në punë se të hënën fillon puna, jam shkarkuar dhe në medie ka dalë se Hashim Thaçi një herë e ngarkoi të premten, pastaj të njëjtin person presidenti Hashim Thaçi e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit, Gjergj Dedajn dhe në këtë ministri filloi të luftohet korrupsioni. Unë jo që jam shokuar, por nuk e di vëlla çka është me mu, e kam ndonjë copë ADN të çeliktë se ka pas me m’lshu zemra, pa shkuar kurrë asnjë sekondë në atë ministri dhe unë kam thënë si është e mundshme presidenti Hashim Thaçi me m’ngarkuar te premten, me m’shkarkuar. Këtë e ka bërë dikush tjetër që mund ta them në një seancë private”, ka thënë Dedaj.
Gjatë këtij sqarimi, Gjergj Dedaj e ka quajtur Hashim Thaçin “George Wshington i Kosovës” dhe se shkarkimin e tij, ka thënë e ka bërë dikush tjetër për t’i futur në konflikt.
“E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me presidentin Thaçi, por unë gjithnjë kam menduar deri e kam sqaruar se e ka bërë presidenti Thaçi. Unë me kanë praktikues i Kanunit ose ka mujt me m’vra ose me u vra me Hashim Thaçin. Unë nuk jam, unë kurrë nuk jam, as ai, as unë. Ne jemi njerëz, burrështetas jemi dhe i kam thënë ‘ok’-ej, i kam dhënë shtatë ditë afat. Në publik e kam thënë në medie, presidenti Thaçi që atëherë ishte kryeministër me m’thirr dhe me m’treguar arsyen se pse me ka ngarkuar dhe pse me ka shkarkuar brenda 24 orëve dhe nëse nuk me thirr atëherë ka me kanë keq. Keq se ka me ndjek rrugët ligjore. Gjithnjë kam menduar se me ka shkarkuar Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kish ndodhur kështu se ka mujt me thënë s’ki me shku dhe ‘ok’-ej. Mbas 5-6 ditëve jam taku me z. Thaçi, siç i kanë thënë ‘George Washington-in e Kosovës’ dhe ka thanë: ‘Gjergj nuk të kam shkarkuar unë’”, ka thënë Dedaj.