Dedaj nuk e ka ndërmend ta lë zyrën në Shkup: Misioni historik vazhdon!
21 maj 2021
| 11:22
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, ka miratuar më 19 maj propozimin e Qeverisë së Kosovës, për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikë.
E ky vendim i MPJ-së ka prekur edhe mbasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj. Por ky i fundit ka thënë se do ta vazhdojë mandatin deri në fund, duke e kundërshtuar vendimin për lirim nga detyra.
Dedaj sot në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “Misioni historik vazhdon…!”