Dedaj përshëndet pavarësinë e Ipeshkvisë Apostolike të Kosovës, Prizren – Prishtinë

05 shtator 2018 | 14:30

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka përshëndetur pavarësinë e Ipeshkvisë Apostolike të Kosovës, Prizren – Prishtinë

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky veprim paraqet një hap drejtë njohjes së Kosovës nga Vatikani.

Postimi i plotë i Dedajt:

Kosova shpallet Ipeshkvi Apostolike e pavarur, Prizren- Prishtinë!

Një hap drejtë njohjes së Kosovës nga Vatikani!

Në meshën solemne për festen e Shën Nëna Terezës, nunzi apostolik Sh.T. Julius Janusz, i deleguar i Selisë së Shenjtë për Kosoven, së bashku me Ipeshkvin e Kosovës, monsinjor Dodë Gjergji dhe Arqipeshkvin e Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, lajmëroj vendimin e Selisë së Shenjtë, që Ipeshkvia e Kosovës e cila kishte statusin e administratures, nga sot shpallet Ipeshkvi e Pavarur Apostolike, Prishtinë-Prizren!
Urime Kosovë!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1388975537904079&set=a.111939432274369&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të luajë kundër Francës në ndeshjen e parë…