Dedaj takon zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, pajtohen për bashkëpunim
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në të dy shtetet dhe perspektive e tyre euroatlantike.
“Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Bujar Osmani, në takimin e parë njohës me mua si ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup, me njoftoj me zhvillimet politike dhe aspiratat e Republikës së Maqedonisë, drejt perspektives evropiane dhe integrimeve euroatlantike! Kosova dhe Maqedonia si dy vende mike, duhet të thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin, jo vetëm politik e institucional, por edhe atë ekonomik, arsimorë, shëndetësorë, kulturo-sportiv dhe në të gjitha fushat tjera!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1441680289300270&set=a.115621675239478&type=3&theater