Dedaj: Turpet e Vjosës nuk i lanë Nënë Tereza, as Vardari dhe as Drini i Zi!
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për politizimin e figurës së Nënë Terezës në Ambasadën tonë në Shkup.
Ajo ka thënë se turpet e Osmani nuk i kanë nuk i lanë Shën Nënë Tereza, as Vardari dhe as Drini i Zi!
“Keqpërdorimi dhe politizimi i Shën Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës në Shkup. Turpet e Vjosës nuk i lanë Shën Nënë Tereza, as Vardari dhe as Drini i Zi! Vjosa Osmani, presidentja e pasmesnatës, e zgjedhur me votat dhe mbështetjen e Radojçiqit dhe Listës Serbe, e keqpërdorë edhe emrin e Shën Nënë Terezës për marketing politik, propagandë dhe kamuflim të imazhit të saj nepotist. Ajo sot në Ambasadën e Kosovës në Shkup, me pompozitet politik merr pjesë në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës, mu nga aty ku ne vitin 2021 në mënyrë brutale dhe kriminale, pa asnjë vërejtje dhe asnjë gabim, me gjasë me kërkesë të Rexhep Taip Erdoganit dhe ithtarët e islamit radikal politik, me kishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ta vendosur në pozitën time burrin e saj, të ashtuquajtur ‘Zotëria i Parë’! Krimi dhe turpi kanë emër dhe mbiemër!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.