Dedaj uron PDK-në për anëtarësim në ALDE
03 dhjetor 2022
| 16:47
Kryetari historik i PLK-së, ish ambasadori, Gjergj Dedaj, ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës për pranimin në Aleancën Liberale Demokratike të Europes ALDE.
“Na gëzon fakti se subjektet politike kosovare, me në fund e kanë kuptuar rendësinë e anëtarësimit të subjekteve politike në grupet dhe familjet politike të Bashkimit Europian, të filluar nga PLK-ja që nga viti 1992, mbi 30 vite, e para nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.
Dedaj ka theksuar se liberal-demokracia në Kosovë është e ardhmja e perspektives euroatlantike e Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.