Dedaj vazhdon dëshmin, kërkon që seanca të jetë e mbyllur
07 nëntor 2023
| 10:30
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është duke vazhduar dëshminë e tij në ditën e dytë.
Dedaj, është pyetur sërish nga prokurorja në emër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Deborah Mayor për vizitën e tij në Qirez.
Ai ka insistuar që seancat e Speciales të kalojnë në të mbyllura, kjo për shkak të mbrojtjes së identitetit të tij dhe të familjes së tij.
Sipas tij, përmes kësaj forme “i rrezikohet e ardhmja në Kosovë”.