
Dedaj viziton familjen Jashari, bacës Rifat ia dhuron librin ‘Atletët e Lirisë’
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, ku është pritur nga kryefamiljari baca Rifat Jashari.
Duke vlerësuar lartë kontributin e familjes Jashari për çlirim, Dedaj i ka dhuruar librin “Atletët e Lirisë”.
“Prekaz i Drenicës, 6 mars 2025. Nga Gjergj Kastrioti deri te Adem Jashari…! Në emër të 12 martirëve të lirisë, të familjes Dedaj, mirënjohje familjes heroike Jashari! ‘Atletët e Lirisë’ për Atletët e Lirisë, Rifat Jasharit, në kullën legjendare të familjes heroike të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz të Drenicës! Kruja, Lezha, Vlora dhe Prekazi lufta epike e UÇK-së dhe e familjes Jashari, fushëbetejat maratonike dhe pararoje të 17 shkurtit 2008, të Lirisë dhe të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.