Dedaj viziton ish-ushtarin e UÇK-së në burgun Shutka në Shkup, tregon për gjendjen e tij
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, në burgun Shutka në Shkup.
Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut që kanë mundësuar që ai të vizitojë Morinën.
Ambasadori Dedaj ka thënë se Tomor Morina është mirë me shëndet dhe janë në pritje të lirimit të tij.
“Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndjehej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, nga se drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë”, ka shkruar Dedaj.
Postimi i plotë i Dedajt:
Nga vizita në burgun Shutka te Tomor Morinës!
Falënderojmë institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtorinë e Burgut Shutka në Shkup, për trajtimin korrekt e miqësore, për lejimin e vizitës sonë, ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i ndaluar kohë më parë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në baze të një fletarresti ndërkombëtare të Interpolit!
Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndjehej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, nga se drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë.