Dedikimi i Xhakës për bashkëshorten: Në ditët me shi, dielli yt do jem unë

17 janar 2019 | 14:13

Lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita njihen prej 4 vitesh së bashku.

Dhe për të shënuar përvjetorin e tyre futbollisti i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e katërt. Të dua zemra jem”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/Bssh-tqgrxt/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar vëllezërit…