Dedikimi prekës i vëllait të Albert Krasniqit: Pusho i qetë…
Albert Krasniqit iu dha lamtumira e fundit sot në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti dyshohet se u vra mbrëmë nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Vëllau i tij, Yll Krasniqi ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar Albertin si djalë bujar dhe trim.
“Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me askënd për nga bujaria dhe trimnia e tij”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër axha i tij e kishte përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku me Albertin, ndërsa babai e kishte këshilluar që të mos e blinte.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë: